Politike

Ish-presidentja e Kosovës kundër shkëmbimit të territoreve: Rusia po ndikon në Ballkan

22 Maj 2019, 08:48 Nga DOSJA
Ish-presidentja e Kosovës kundër shkëmbimit të territoreve:

TIRANË- Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nga Tirana tha se ripërcaktimi i kufijve është një retorikë e rrezikshme.

Këtë deklaratë Jahjaga e tha gjatë konferëncës “Sfidat e Sigurisë në Ballkan”, ku shtoi se diskutimet për korrigjimin e kufijve është një temë shumë e ndjeshme, që nënkupton kthimin në të kaluarën.

Rajoni jonë është ekspozuar ndaj një retorike të rrezikshme rreth ripërcaktimit të kufijve. Një temë që është tejet e ndjeshme dhe ky diskutim nënkupton kthimin tonë në të kaluarën të shënuar me periudha të dhunshme të vuajtjes dhe të përçarjeve”, u shpreh ish-presidentja.

Më tej ajo shpreh se dhe Rusia po ndikon shumë në Ballkan duke shruar se aleati i saj është Serbia.

Rusia, në një sistem vlerash të kundërta nga ato të BE vazhdon të ketë influencë të madhe në Ballkan, sidomos përmes aleatit të saj në Rajon, Serbisë. Rusia vazhdon të ushtrojë ndikim të madh në rajonin tonë, sidomos në vende si Serbia duke përdorur mjete ekonomike, politike e kulturore. Edhe përmes nxitjes së sedimenteve nacionaliste. Qëllimi i tyre është i njohur, zvogëlimi i BE dhe NATO-s në Ballkan si forca për promovimin e vlerave demokratike”, tha Jahjaga.

Sot u mbajt konferenca për sigurinë në Ballkan dhe sfidat e rajonit. Meta theksoi se tema e bashkimit të shqiptarëve është diabolike, pasi sipas tij do të sillte nxitje të përplasjeve mes popujve. Jahjaga u shpreh kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Nga ana tjetër Olta Xhaçka tha se Rusia kërkon destabilizim në rajon, ndërsa ambasadorja e Gjermanisë vuri theksin tek avancimi në refomrat e brendshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ahtifete jahjaga konferenca per sigurine shkembimi i territoreve ahtifete jahjaga konferenca per sigurine shkembimi i territoreve

Sondazh

Poll