Politike

Koloneli i NATO-s në konferencën e sigurisë: Shqipëria në krah të SHBA, Rusia kërcënim

22 Maj 2019, 08:38 Nga DOSJA
Koloneli i NATO-s në konferencën e sigurisë: Shqipëria

TIRANË- Koloneli i NATO-s, Hilton, në konferencën “Sfidat e Sigurisë në Ballkan”, është shprehur se  terrorizmi është një luftë e përbashkët e të gjitha vendeve.

Koloneli u shpreh se Rusia është një tjetër kërcënim, por shtoi se Shqipëria është në krah të NATO-s dhe të SHBA dhe e ka treguar në luftën në Irak dhe Afganistan.

Ne mirëpresim kontributin e Shqipërisë për luftën kundër terrorizmit në Evropë. Këto kërcënime janë prezente dhe militantet rusë janë një tjetër këcënim, siç janë ndërhyrjet e dhunshme në Gjerorgji e Ukrianë. Shqipëria ka kontribuar në luftën tontë të përbashkët në Irak dhe Afganistan. Me Shqipërinë do jemi më të fortë dhe të bashkuar, kur themi të fortë do të thotë që të mbrojmë dhe vendet e tjera. Ne jemi dakortësuar me ju dhe kemi sfida të përbashkëta pasi jemi një familje. Për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë, SHBA ka dëguar forcat e saj që të jemi sa më të sigurtë. Lajmi i mirë është se Shqipëria ka bërë shumë dhe ky progres duhet të vijojë më tej. Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie të pavarur, vetëm duke punuar sëbashku mund të ecim përpara dhe të përballojmë kërcënimët në Ballkanin perëndimor”, u shpreh koloneli Hilton.

Sot u mbajt konferenca për sigurinë në Ballkan dhe sfidat e rajonit. Meta theksoi se tema e bashkimit të shqiptarëve është diabolike, pasi sipas tij do të sillte nxitje të përplasjeve mes popujve. Jahjaga u shpreh kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Nga ana tjetër Olta Xhaçka tha se Rusia kërkon destabilizim në rajon, ndërsa ambasadorja e Gjermanisë vuri theksin tek avancimi në refomrat e brendshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike influenca ruse koloneli hilton koloneli i nato konferenca per sigurine influenca ruse koloneli hilton koloneli i nato konferenca per sigurine

Sondazh

Poll