Politike

Ish-deputeti Biberaj: Modeli qeverisës i Ramës, i njëjtë me të Ramiz Alisë

22 Maj 2019, 07:48 Nga DOSJA
Ish-deputeti Biberaj: Modeli qeverisës i Ramës, i njëjtë me

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj i ftuar në emisionin “Tempora “ në RTV Ora u shpreh se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama janë shprehje e frikës, ndërsa theksoi se modeli i tij qeverisës ngjan me atë të Ramiz Alisë.

Qëndrimet e Ramës nuk janë realiste, i shoh si shprehje të frikës që e ka kapluar. Gabimi i tij i parë është në gabimet principale të demokracisë. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën dhe modeli që po përdor pas 30 vitesh të kujton modelin e Ramiz Alisë.

Në vigjilje të pluralizmit, Ramiz Alia u përpoq të paraqiste një model pluralizmi jo real, me organizatat e masave të asaj kohe për të gënjyer komitetin ndërkombëtar.

I thotë anëtarëve të partisë së vet që: shkoni në bazë. Të njëjtën gjë u tha Ramiz Alia në nëntor të ’90: “Shkoni në bazë, sqaroni popullin sepse studentët nuk kanë të drejtë. Sjellja e tij është në kundërshtim me parimet bazë të demokracisë dhe kjo është fatkeqësi“, u shpreh ish deputeti Biberaj.

Marrë nga: Ora News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander biberaj edi rama aleksander biberaj edi rama

Sondazh

Poll