Aktualitet

Penalizim vetëm për Shqipërinë! Greqia nuk hap kufijtë, nuk pranohen turistët, lejohen vetëm punëtorët sezonalë

24 Maj 2021, 12:15 Nga DOSJA
Penalizim vetëm për Shqipërinë! Greqia nuk hap kufijtë,

GREQI– Greqia para pak ditësh njoftoi se do të hapeshin kufijtë për punëtorët sezonalë shqiptarë të cilët punojnë në Greqi gjatë verës.

Mirëpo, ka lënë në fuqi vendimin për të mbajtur mbyllur kufirin deri në datën 31 maj 2021, duke mos lejuar shtetasit e tjerë shqiptarë të futen në territorin e vendit, përveçse atyre që kanë dokumenta për të bërë punë sezonale.

Ky vendim mbetet në fuqi vetëm për Shqipërinë, ndërkohë që për shtetet e tjera të BE, Greqia i ka hequr të gjitha kufizimet në pranimin e turistëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hapja e kufinjve me greqine hapja e kufinjve me greqine

Sondazh

Poll