Aktualitet

Erdhën vaksinat kineze por mungojnë të moshuarit! Situata në sheshin ‘Skëndërbej’, karriget bosh, pas disa ditësh pri

24 Maj 2021, 11:35 Nga DOSJA
Erdhën vaksinat kineze por mungojnë të moshuarit! Situata në

TIRANË– Ditën e djeshme mbërritën në Shqipërin, 60 mijë vaksina ‘Sinovac’. Pas më shumë se 7 ditësh mungesash, të moshuarit do të mund të bëjnë dozën e dytë, për të cilën prisnin me radhë në diell, në sheshin ‘Skëndërbej’.

Gazetari Erjon Skëndo raportoi nga sheshi se ditën e sotme të moshuarit nuk janë paraqitur, pasi nuk kanë marrë informacion se ka mbërritur vaksina kineze.

Mungesa e vaksinave vijoi për ditë me radhë në stendat e ngritura në sheshin ‘Skëndërbej’, aty ku të moshuarit pritën me orë të tëra në diell.

Ditën e djeshme erdhën në vend 60 mijë vaksina nga Sinovac, ndërkohë që sot do të vijnë dhe disa doza nga Pfizer. Ministrja Ogerta Manastirliu tha se gjatë muajit qershor do të synojnë që të arrijnë objektivin duke arritur 1 milionë qytetarë të vaksinuar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll