EMRI/ Shpërthen miniera në Bulqizë, minatori merr dëmtime në qafë dhe kraharor, niset me helikopter drejt Tiranës
24 Maj 2021, 10:17Nga DOSJA
BULQIZË– Një minator është palgosur ditën e sotme pasi ka shpërthyer në një nga minierat private në Zonën D në Bulqizë.
Mësohet se 36-vjeçari i identifikuar si Valter Duriçi është nisur menjëherë me helikopter drejt Tiranës, pasi ka marrë dëmtime në kraharor dhe në qafë. Ende nuk dihet gjendja e tij.
Në videon e publikuar nga Top Channel, duket momenti kur 36-vjeçari hipën në helikopter dhe niset në Tiranë, teksa përreth janë mbledhur shumë persona. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Kjo ngjarje është e përsëritur, teksa ende nuk ka kaluar një muaj që nga plagosja e dy minatorëve të tjerë. Ata u asfiksuan paraditen e 11 majit për shkak të rrjedhjes së gazit nga një gjenerator. Njëri prej minatorëve ishte duke salduar vagonat me gjenerator, kur gazi ka nisur të rrjedhë. Ai u asfiksua dhe në ndihmë i kanë shkuar edhe 2 kolegët e tij të cilët kanë shpëtuar pa lëndime të shumta. Saldatori 45-vjeçar Shyqyri Elezi u transportua transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një ceremonie solemne, dekoroi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” peshëngritës të spikatur, me kontr...
SHIJAK– Videoja që shikoni tregon momentin kur një person është afruar pranë shtëpisë së zyrtarit të Partisë Demokratike, Ilgner Vora dhe ka hedhur lëndën plasë...
SHIJAK– Ilgner Vora, kordinatori i Partisë Demokratike në Shijak, të cilit iu vendos mbrëmjen e djeshme tritol në banesë, ka dhënë dëshminë e tij për mediat. Ai...
RRËSHEN– Xhaxhai i 15-vjeçares që u përdhunua në Rrëshen ka deklaruar se gjithsej janë 8 pedofilë të përfshirë në abuzimin seksual ndaj të miturës.N...
SHIJAK– Ilgner Vora, zyrtar i Partisë Demokratike është personi të cilit një natë më parë ju vendos një sasi lënde plasëse në derën e banesës. Vetë Vora është m...
LEZHË– Një 23-vjeçar me inicialet P.D., është shpallur në kërkim pasi rezulton të jetë një nga dy grabitësit që dhunuan dhe grabitën ciftin Gjergj d...
SHIJAK– Dosja.al ju sjell foto nga banesa e Ilgner Vorës, në hyrjen e të cilës u vendos një sasi lënde plasëse një natë më parë. Siç shihet edhe në këto ...