Aktualitet

Me foto të Enver Hoxhës në duar! Të moshuarit me grushtin përpjetë kujtojnë 77-vjetorin e Kongresit të Përmetit

24 Maj 2021, 11:51 Nga DOSJA
Me foto të Enver Hoxhës në duar! Të moshuarit me grushtin

PËRMET– Ditën e sotme është përkujtuar nga nostalgjikët e regjimit komunist, 77-vjetori i Kongresit të Përmetit. Disa të moshuar kanë dalë ditën e sotme në qendër të qytetit, duke mbajtur në duar foton e diktatorit Enver Hoxha.

Kongresi i Përmetit ishte një takim i liderave komunistë shqiptarë i cili u zhvillua në 24 maj 1944. Takimi u zhvillua në Përmet dhe zgjodhi qeverinë provizore. Kongresi ndoqi të njëjtin model si Këshilli Anti-Fashist për Çlirimin Kombëtar të Jugosllavisë.

Në kongresin e Përmetit morën pjesë 188 delegatë, ku me përjashtim të 5-6 prej tyre, të gjithë të tjerët ishin nga Shqipëria e Jugut: 18 delegatë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm e të Këshillit nacionalçlirimtar; 25 delegatë nga Korça, 48 nga zona e I Operative Vlorë-Gjirokastër, 15 nga zona e Berati, 8 nga zona e Elbasani, 10 nga Tirana, 3 nga Peza, 2 delegatë nga Durrësi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 77-vjetori i kongresit te permetit 77-vjetori i kongresit te permetit

Sondazh

Poll