Aktualitet

Kontrolle BLIC në burgje, gjenden 7 celularë, 5 karta sim dhe 15 thika të improvizuara, procedohen 40 të dënuar

24 Maj 2021, 11:53 Nga DOSJA
Kontrolle BLIC në burgje, gjenden 7 celularë, 5 karta sim dhe 15 thika

TIRANË– 40 persona të dënuar janë proceduar penalisht pasi janë kapur me thika, celularë dhe karta sim.

Në një bilanc të bërë publik nga vetë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mësohet se vetëm gjatë periudhës Janar-Maj 2021 janë gjetur dhe sekuestruar nëpër qeli 7 celularë, 5 karta sim dhe 15 thika të improvizuara.

Kontrollet janë zhvilluar në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit dhe për sendet e paligjshme që janë gjetur në qeli, janë proceduar penalisht 40 të dënuar. Emrat e të dënuarve nuk bëhen me dije.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj procedohen 40 te denuar etilda gjonaj procedohen 40 te denuar

Sondazh

Poll