EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për armëmbajtje pa leje dhe trafikim droge, arrestohet 66-vjeçari në Morinë me
24 Maj 2021, 11:36Nga DOSJA
MORINË– Një 66-vjeçar i identifikuar si Tush Pali, është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës me qëllim ekstradimi drejt Çekisë.
Policia bën me dije se 66-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale, prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, si dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve. Për veprat e mësipërme penale, Gjykata e Plzen Çeki e ka dënuar 66-vjeçarin me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Çekisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Tush Pali, 66 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, pasi Gjykata e Plzen Çeki e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Çekisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Çekisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ditën e djeshme mbërritën në Shqipërin, 60 mijë vaksina ‘Sinovac’. Pas më shumë se 7 ditësh mungesash, të moshuarit do të mund të bëjnë dozën e dyt...
BULQIZË– Një minator është palgosur ditën e sotme pasi ka shpërthyer në një nga minierat private në Zonën D në Bulqizë. Mësohet se 36-vjeçari i iden...
TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një ceremonie solemne, dekoroi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” peshëngritës të spikatur, me kontr...
SHIJAK– Videoja që shikoni tregon momentin kur një person është afruar pranë shtëpisë së zyrtarit të Partisë Demokratike, Ilgner Vora dhe ka hedhur lëndën plasë...
SHIJAK– Ilgner Vora, kordinatori i Partisë Demokratike në Shijak, të cilit iu vendos mbrëmjen e djeshme tritol në banesë, ka dhënë dëshminë e tij për mediat. Ai...
RRËSHEN– Xhaxhai i 15-vjeçares që u përdhunua në Rrëshen ka deklaruar se gjithsej janë 8 pedofilë të përfshirë në abuzimin seksual ndaj të miturës.N...
SHIJAK– Ilgner Vora, zyrtar i Partisë Demokratike është personi të cilit një natë më parë ju vendos një sasi lënde plasëse në derën e banesës. Vetë Vora është m...