Aktualitet

Vjedhje në një banesë, autorët marrin 160 mijë lekë, 7 të arrestuar të tjerë për drejtim automjeti në gjendje të deh

24 Maj 2021, 08:13 Nga DOSJA
Vjedhje në një banesë, autorët marrin 160 mijë

TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e 8 personave dhe sekuestrimin e dy armëve të ftohta. Një vjedhje është zbuluar nga efektivët e rendit në Tiranë, ku disa persona i kanë marrë 16 mijë lekë të reja një familjeje. Po ashtu është arrestuar edhe autori i vjedhjes së një biçiklete.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Tiranë, Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan dy armë të ftohta. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 37 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit I. N. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P. D., 55 vjeç, A. K., 53 vjeç, B. E., 39 vjeç, A. H., 44 vjeç, G. S., 35 vjeç dhe L. Sh., 34 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Më datë 23.05.2021, shtetasi S. B., 24 vjeç, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke rrezikuar jetën 3 këmbësorëve, njëri prej të cilëve nga irritimi ka goditur motorin me një send të fortë.

•Me datë 23.05.2021, në rrugën “Reshit Çollaku” një person i paidentifikuar ka vjedhur 16.000 lekë të reja në banesën e shtetasit J. V. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2021, 06:42

VLORË– Tre persona janë arrestuar pas kapjes së gomones me 577 kg hashash në Gjirin e Arushës në gadishullin e Karaburunit ditën e djeshme. Dosja.al mëson ...