Vrasja e Everest Çakës, SHÇBA: S’ka hetim, efektivët e Elbasanit vepruan konform rregullave, ngritën në kohë postblloqe
24 Maj 2021, 07:58Nga DOSJA
TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit ka mohuar hetimin që u raportua në media se ka nisur për Policinë e Rendit në Elbasan, pas akuzave se nuk kanë shkuar në kohën e duhur në vendin ku u vra Everest Çaka. Në një njoftim për mediat, SHÇBA sqaron se policia ka vepruar konform rregullave dhe shton se nuk ka hetim për efektivët. Më 22 maj, u raportua se policia ka nisur hetimin për policinë.
“SHÇBA sqaron opinionin publik dhe mediat për veprimet e Policisë së Elbasanit pas ngjarjes më datë 11.05.2021, ku mbeti i vrarë shtetasi E.C. dhe u plagos shtetasja S.C. Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media, ku thuhet se Policia e Elbasanit ka reaguar me vonesë pas sinjalizimit në sallën operative për ngjarjen, SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta.
Nga konstatimet e SHÇBA, veprimet e Policisë së Elbasanit kanë qenë konform procedurave stadarde, duke reaguar në kohë për ngritjen e postblloqeve dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje kriminale”, njofton Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Durrës, Rezart Elmazi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra ditën e sotme. Mësohet se Elmazi kishte dhënë dorëheqjen...
TIRANË– Grabitet shtëpia në Tiranë. Dosja.al ka mësuar se persona ende të paidentifikuar janë futur në banesën e një efektivi policie. Denoncimi është bërë...
VORË– Naim Sela është personi që ka në pronësi shtëpinë, drejt të cilës u qëllua me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm. Mësohet se shkak për këtë ngjarje ...
VLORË– Tre personat e arrestuar pas kapjes së gomones me 577 kg hashash në Gjirin e Arushës në gadishullin e Karaburuni janë, Mandi Begaj 43 vjeç; H...
Aktualitet24 Maj 2021, 06:42
VLORË– Tre persona janë arrestuar pas kapjes së gomones me 577 kg hashash në Gjirin e Arushës në gadishullin e Karaburunit ditën e djeshme. Dosja.al mëson ...
TIRANË– Mbetemi në ndikimin e masave ajrore me origjinë Jugore, të cilat do të kushtëzojnë kthjellime dhe temperatura relativisht të larta në territor.Sipa...
TIRANË– Një adoleshtent në Tiranë iu ka bërë një kërkesë të pazakontë trupave amerikanë gjatë shfaqjes së mbajtur ditën e djeshme në kryeqytet në kuadër të...
LEZHË– 10 persona janë shoqëruar në polici pasi dyshohet se kanë dijeni në lidhje me grabitjen e ndodhur gjatë natës në fshatin Spiten të Lezhës.Nuk ...