Aktualitet

Dalin EMRAT, kush janë tre të arrestuarit që ishin nisur me gomone e mbushur me hashash drejt Italisë, tentuan të hidheshin

24 Maj 2021, 06:50 Nga DOSJA
Dalin EMRAT, kush janë tre të arrestuarit që ishin nisur me

VLORË– Tre personat e arrestuar pas kapjes së gomones me 577 kg hashash në Gjirin e Arushës në gadishullin e Karaburuni janë, Mandi Begaj 43 vjeç; Herman Muçaj 27 vjeç; Ëngjëllush Mukaj 43 vjeç.

Të tre trafikantët, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga deti dhe toka, e cila zgjati disa orë.

Në mjetin lundrues në të cilin personat lëviznin, policia gjeti në bord 577 kg lëndë narkotike, 200 kg e së cilës ishte në formë çokollate. Në aksionin ku është përfshirë edhe Guardia di Finacia italiane, janë sekuestruar 577 kg lëndë narkotike kanabis dhe mjeti lundrues gomone.  

Si u pikas gomonia me hashash?

Ishin forcat e Delta Forcë në Radhimë ata të cilët pikasën dhe u vunu menjëherë  në ndjekje të gomones. Në aksion u përfshi dhe Guardia di Finacia italiane, mjetet e të cilës u ankoruan në bregun shqiptar. Gomonia ishte rreth 9 m e gjatë me 2 x 350 kf motora të fuqishëm, dhe fillimisht u raportua se në bordin e saj ndodheshin 500 kg hashash. Dëshmia e tre të arrestuarëve tashmë pritet që të zbardhë edhe destiacionin e drogës, prodhuresit dhe “porositësit” e saj përtej detit Jon. 

Lajmi Kryesor: EMRAT/ U fut dhe Guardia di Finanzia në aksion! Arrestohen tre trafikantët që ishin nisur me gomonen e hashashit nga Vlora në Itali, kishin dhe 200 kg kanabis çokollatë, donin të hidheshin në det sapo panë policinë (Ndjekja nga ajri e uji)

(f.m;kle.mu/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ëngjëllush mukaj gomonia me hashash ne karaburun herman muçaj mandi begaj ëngjëllush mukaj gomonia me hashash ne karaburun herman muçaj mandi begaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2021, 06:42

VLORË– Tre persona janë arrestuar pas kapjes së gomones me 577 kg hashash në Gjirin e Arushës në gadishullin e Karaburunit ditën e djeshme. Dosja.al mëson ...