Aktualitet

Me maska e kallashnikovë! Grabiten dhe dhunohen çifti Doçi në Lezhë, hajdutët marrin paratë, telefonat e largohen, 23-vje

24 Maj 2021, 05:37 Nga DOSJA
Me maska e kallashnikovë! Grabiten dhe dhunohen çifti Doçi

LEZHË– Gjergj Doçi dhe Vitore Doçi, burrë e grua janë dhunuar e grabitur gjatë orëve të natës së kaluar teksa ndodheshin në banesën e tyre, në fshatin Spiten të Lezhës. Dosja.al ka mësuar se në shtëpinë e çiftit të bashkëshortëve janë futur persona ende të paidentifikuar, të maskuar e të armatosur me kallashnikov, me qëllim, grabitjen.

Por, në rrethana ende të paqarta, grabitësist përveçse kanë marrë sendet me vlerë nga shtëpia e familjes Doçi, kanë dhunuar dhe çiftin e bashkëshortëve. Mësohet se ata i kanë qëlluar dhe me qytën e kallashnikovit, duke u shkaktuar plagë në koëk e pjesë të tjera të trupit.  Më pas, me një tufë parash e dy aparate celularësh janë larguar nga banesa. Dyshja e dhunuar ndodhen në spitalin e Lezhës për momentin, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia është vënë në ndjekje të grabitësve.

Në njoftimin zyrtar, policia bëri me dije se hajdutët kanë lënë prova pas, por ende nuk dihet saktësisht se për ç’lloj provash bëhet fjalë. Nga ana tjetër, mësohet se janë shoqëruar dhjetë persona në polici, të cilët dyshohet të kenë informacione mbi hajdutët, ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë rreth shtëpisë ku ndodhi ngjarja. Një prej grabitësve, një 23-vjeçar me inicialet P.D., është identifikuar dhe është shpallur në kërkim, ndërkohë që po punohet për të identifikur grabitësin tjetèr.

Vetë Gjergj Doçi ka rrëfyer momentin e përballjes me ‘maskat’. Në një deklaratë për mediat, Doçi tregon se grabitësisht ishin dy por që ai nuk ka arritur t’i identifikojë pasi ishin të maskuar. Ai shton se e kanë dhunuar bashkëm e të shoqen dhe se e kanë pyëtur për lektë, duke i vënë armën në kokë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet dhe dhunohet familja ne lezhe grabitje ne lezhe grabitet dhe dhunohet familja ne lezhe grabitje ne lezhe

Sondazh

Poll