Aktualitet

Grabitja me kallashnikov në Lezhë, policia: Hajdutën morën dy telefona dhe një tufë me para, kanë lënë prova pas…

24 Maj 2021, 06:13 Nga DOSJA
Grabitja me kallashnikov në Lezhë, policia: Hajdutën morën

LEZHË– Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me grabitjen dhe dhunimin e çiftit të bashkëshortëve që ndodhi gjatë orëve të natës së kaluar. Në njoftim thuhet se hajdutët pasi kanë dhunuar çiftin Gjergj e Vitore Doçi kanë marrë një shumë parash, dy aparatë celularë dhe më pas janë larguar.

Por, hajdutët kanë lënë edhe prova pas, të cilat janë sekuestruar dhe do të përdoren për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

LAJM KRYESOR:E RËNDË në Lezhë, grabitet një banesë gjatë natës, hajdutët dhunojnë çiftin Doçi me qytën e kallashnikovit, marrin para, telefona dhe largohen (10 të shoqëruar)

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet dhe dhunohet familja ne lezhe grabitet dhe dhunohet familja ne lezhe

Sondazh

Poll