Aktualitet

Aksident në Thumanë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat, plagoset çifti i bashkëshortëve

24 Maj 2021, 06:23 Nga DOSJA
Aksident në Thumanë, makina del nga rruga dhe përplaset me

THUMANË– Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është reagjistruar mëngjesin e sotëm në Thumanë. 

Mjeti në të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve, që drejtohej nga burri, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat. Për pasojë, të dy personat që ndodheshin brenda makinës, kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar në lidhje me rrethanat e aksidentit. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne thumane thumane aksident ne thumane thumane

Sondazh

Poll