Aktualitet

24 Maj 2021, 06:42 Nga DOSJA

VLORË– Tre persona janë arrestuar pas kapjes së gomones me 577 kg hashash në Gjirin e Arushës në gadishullin e Karaburunit ditën e djeshme. Dosja.al mëson se tre personat e rënë në pranga të dyshuar si trafikanë droge janë Mandi Begaj, 43 vjeç, Herman Muçaj, 27 vjeç dhe Ëngjëllush Mukaj, 34 vjeç. 

Në njoftimin zyrtar e dhënë nga policia, mësohet personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga deti dhe toka, e cila zgjati disa orë.


Në mjetin lundrues në të cilin personat lëviznin, policia gjeti në bord 577 kg lëndë narkotike, 200 kg e së cilës ishte në formë çokollate. Në aksionin ku është përfshirë edhe Guardia di Finacia italiane, janë sekuestruar 577 kg lëndë narkotike kanabis dhe mjeti lundrues gomone.  

Si u pikas gomonia me hashash?

Ishin forcat e Delta Forcë në Radhimë ata të cilët pikasën dhe u vunu menjëherë  në ndjekje të gomones. Në aksion u përfshi dhe Guardia di Finacia italiane, mjetet e të cilës u ankoruan në bregun shqiptar. Gomonia ishte rreth 9 m e gjatë me 2 x 350 kf motora të fuqishëm, dhe fillimisht u raportua se në bordin e saj ndodheshin 500 kg hashash. Dëshmia e tre të arrestuarëve tashmë pritet që të zbardhë edhe destiacionin e drogës, prodhuresit dhe “porositësit” e saj përtej detit Jon. 

(kle.mu.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ëngjëllush mukaj gomonia me hashash ne karaburun herman muçaj mandi begaj vlore ëngjëllush mukaj gomonia me hashash ne karaburun herman muçaj mandi begaj vlore

Sondazh

Poll