Aktualitet

“A mund ta ndërrojmë helikopterin…”/ Adoleshenti shqiptar i bën kërkesën e pazakontë trupave amerikanë në mes të

24 Maj 2021, 06:24 Nga DOSJA
“A mund ta ndërrojmë helikopterin…”/ Adoleshenti

TIRANË– Një adoleshtent në Tiranë iu ka bërë një kërkesë të pazakontë trupave amerikanë gjatë shfaqjes së mbajtur ditën e djeshme në kryeqytet në kuadër të stërvitjes ‘Defender2021’.

Adoleshenti iu drejtua ushtarëve amerikanë, teksa ishin grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza”, që ta ndërronin helikopterin e tyre me një skatebord që ai mbante në dorë. Kërkesa e pazakontë shkaktoi të qeshura pafund ushtarëve, të cilët me humor i kërkuan më shumë se një skateboard.

Biseda:

Djali: Më falni! A mund ta shkëmbejmë helikopterin me skatebord? Është shumë i mirë!

Ushtari: A ke më shumë se një?

Djali: Mund të të gjej më shumë.

Ushtari: Do të të duhen shumë skateborde.

Djali: Po sikur të të jap bluzën time?

Për më shumë ndiqni videon:

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet “defender europe 21” ushtaret amerikane “defender europe 21” ushtaret amerikane

Sondazh

Poll