Aktualitet

Qëllohet me breshëri plumbash shtëpia e Naim Selës në Prezë, nuk ka të lënduar. Pronari i banesës u dhunua 11 vite më

24 Maj 2021, 05:43 Nga DOSJA
Qëllohet me breshëri plumbash shtëpia e Naim Selës në

VORË– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Vorë. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një banese në Prezë, që rezulton të jetë në pronësi të një personi të identifikuar si Naim Sela.

Paraprakisht raportohet se si pasojë e të shtënave nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, pasi janë lajmëruar për të shtënat.

Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi i personave që kanë qëlluar me armë zjarri. Naim Sela bashkë me anëtarët e tjerë të familjes po merren në pyetje në lidhje me konfliktet që mund të kenë pasur më herët, të cilat mund të jenë bërë shkak për ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të sotëm. Paraprakisht shkak për breshërinë e plumbave dyshohet të jetë bërë një konflikt pronash, por ende nuk dihen detaje.

Kush është Naim Sela?

Naim Sela është dhunuar 11 vite më parë. Në vitin 2010, Sela akuzonte kunatin e ministres së Integrimit në atë kohë, Majlinda Bregu, se e kishte rrahur dhe dhunuar në autostradë, për shkak se kishte dëshmuar kundër tij në një proces gjyqësor për kthim prone.

Madje Sela dëshmonte se kunati i Bregut, Hektor Ajazi ishte ndihmuar edhe nga efektivë të policisë për ta rrahur. Kjo ngjarje në atë kohë u shoqëruar dhe me reaime nga palët politike. Opozita e atij viti, Partia Socialiste, akuzonte qeverinë se kishte marrë në mbrojtje Ajazin dhe se nuk e regjistronte kallëzimin e Selës.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet preze qellohet me arme zjarri drejt baneses ne preze tirane preze qellohet me arme zjarri drejt baneses ne preze tirane

Sondazh

Poll