Aktualitet

Shpërthim pranë një banese në Shijak, raportohet vetëm për dëme materiale

23 Maj 2021, 20:40 Nga DOSJA
Shpërthim pranë një banese në Shijak, raportohet vetëm

DURRËS– Shpërthim me tritol pranë një banese në Shijak. Shpërthimi mësohet se mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, pranë banesës së 36-vjeçarit me iniciale, O.V.

Mësohet se nga shpërthimi kanë ndodhur vetëm dëme materiale dhe se fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Deri më tani Policia ka shoqëruar disa persona në Komisariat dhe po kreh zonën për të kapur autorin. Ndërkohë që ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shijak/ Informacion Paraprak

Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së​ shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat. Ndërkohë po vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shijak shperthim ne shijak shijak shperthim ne shijak

Sondazh

Poll