Politike

Ish-ambasadori u bën thirrje politikanëve: Punoni për Shqipërinë, jo për veten tuaj (Video)

21 Maj 2019, 20:19 Nga DOSJA
Ish-ambasadori u bën thirrje politikanëve: Punoni për

TIRANË– Ish-ambasadori i OSBE në Shqipëri, politikani holandez Robert Bosch u ka bërë thirrje liderëve dhe politikanëve të vendit tonë që të punojnë për Shqipërinë.  

Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, Bosch u shpreh se vetëm nëse punohet për popullin mund të shkohet drejt integrimit Europian.

“Ka diçka që dua t’ia them të gjithë politikanëve apo liderëve shqiptarë. Ju lutem, punoni për Shqipërinë, jo për veten tuaj. Mos punoni për partinë tuaj, por punoni për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Kujdesuni për vendin dhe jo për veten tuaj apo për interesat e partisë suaj.

Vetëm nëse partia ka qëllim interesat e popullit ecni përpara në integrimin evropian. Kjo bëhet duke punuar së bashku dhe jo kundër njëri-tjetrit”, tha ndër të tjera kryetar i shoqatës shqiptaro-holandeze Robert Bosch.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ish ambasadori i osbe robert bosch ish ambasadori i osbe robert bosch

Sondazh

Poll