Politike

Deklarata e fortë e Bashës: Balla e Gjiknuri presion në KQZ, tabulatet i kanë ndërkombëtarët

21 Maj 2019, 19:58 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Bashës: Balla e Gjiknuri presion në KQZ,

BERAT- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi pasditen e sotme një takim me demokratët e Beratit, ku hodhi një lumë akuzash ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, qeveria ka filluar që tani ka filluar puna për manipulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa akuzoi në mënryë të drejtëpërdrejtë kryetarin e grupit socialist Taulant Balla dhe ish-ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri, se u kanë bërë presion 4 anëtarëve të KQZ-së, për të eliminuar anëtarët e opozitës nga KZAZ-të. Për këtë akuzë, Basha tha se ndërkombëtarët kanë tabulatet për dy zyrtarët e lartë.

“Kjo është nje betejë për jetë a vdekje! Do të prevalojë diktati i krimit, diktati i të korruptuarve deri në palcë, shkelja e kushtetutës, shkelja e Kodit Zgjedhor, emërimi i kandidatëve me rekorde kriminale dhe pastaj fallsifikimi masiv më 30 qershor, për të cilin kanë filluar përgatitjet që sot?
Po po! Taulant Balla, Damian Gjiknuri, tabulatet tuaja anë depozituar tashmë tek partnerët ndërkombëtarë, teksa u bëni presion 4 anëtarëve të KQZ-së që të marrin një vendim të paligjshëm për të eliminuar anëtarët e opozitës nga KZAZ-të, për të kryer një tjetër krim kushtetues. Mendoni se nuk ju sheh njeri? E keni gabim!
Mendoni se shktaërruat Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kapët Prokurorinë? E keni gabim! Sytë e opozitës, sytë e shqiptarëve, sytë e partnerëve tanë euroatlantikë po ju vëzhgojnë çdo minutë! Ju, o sejmenë të Edi Ramës, nuk keni asnjë shans!”, deklaroi Basha nga Berati.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balla e gjiknuri presion anëtarëve të kqz damian gjiknuri lulzim basha taulant balla balla e gjiknuri presion anëtarëve të kqz damian gjiknuri lulzim basha taulant balla

Sondazh

Poll