Politike

Rinis protesta studentore, Ikonomi: I kemi verifikuar, janë militantë të PD e LSI

21 Maj 2019, 19:48 Nga DOSJA
Rinis protesta studentore, Ikonomi: I kemi verifikuar, janë militantë

TIRANË- Deputetja socialiste Milva Ikonomi, e ftuar në studion e emisionit “Mbrëmja” në televizionin ABC News, foli rreth protestës së studentëve, të thirrur për t’u mbajtur ditën e nesërme.

Sipas saj, kjo protestë ësthë thirrur nga militanët të PD-së dhe LSI-së.

Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Ministrisë së Arsimit është organizuar nga militantët e PD dhe LSI.

Sipas saj, studentët jo vetëm që u përkasin partive politike si PD dhe LSI, por janë dhe pjesë e senateve dhe këshillave studentore në Fakultete. Ikonomi shprehet se janë bërë verifikime për studentët aktivë, që sipas saj kanë gënjyer dhe janë anëtarë të PD e LSI. Ajo tha se pavarësisht pretendimeve Pakti për Universitetin po merr formën e plotë.

‘Njoftimi për një protestë vjen nga disa studentë që vetëquhen studentë por që kanë dy qasje: E pra tregon se janë studentë që janë në senat ose në këshillin studentor dhe në fakt në këto dy organe nuk mund të jenë figura që vijnë nga studentë që janë gjithashtu figura që rrjedhin nga partitë politike. Ne kemi disa emra që janë bërë të ditur nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës ku janë dy studentë që janë të angazhuar politikisht pranë PD-së , që janë gjithashtu të ulur në senat dhe në Këshillin studentor që kanë një kontradiktë të pastër me atë që kërkon statusi i universitetit.

Nga ana tjetër janë dhe dy studentë për të cilët është bërë verifikimi, ku njëra vjen nga Fakulteti Ekonomik dhe tregon që nuk ka marrë bursën dhe në fakt ajo nuk është fare studente e Fakultetit Ekonomik, por është anëtare e LSI-së. Dhe një student tjetër që tregon se është nga Fakulteti i Histori Filologjisë, i cili në fakt tregon që nuk ka përfituar bursën por në të vërtet nuk është përfitues burse. Këto vijnë si informacione nga bordet e administrimit. Derisa ne marrim këtë informacion tregon se funksionon bordi i administrimit. Pakti për Universitetin është jetësuar dhe po merr formën e plotë’, tha Milva Ikonomi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike militantët e pd dhe lsi në protestë milva ikonomi protesta studentore militantët e pd dhe lsi në protestë milva ikonomi protesta studentore

Sondazh

Poll