Art&Argëtim

‘Është çdo gjë politike’, Anxhela Peristeri flet pas përfundimit të Eurovizionit: Nuk jam mërzitur fare! Ju falendero

23 Maj 2021, 09:13 Nga DOSJA
‘Është çdo gjë politike’, Anxhela Peristeri

TIRANË– Anxhela Peristeri ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të Eurovizionit. Me anë të një shkrimi të bërë në ‘Instagram’, ajo iu bën të ditur fansave se nuk është mërzitur përkundrazi ndihet krenare. Më tej, këngëtarja falenderon të gjithë personat që e votuan dhe që harxhuan paratë e tyre.

Anxhela shkruan se ka marrë shumë mesazhe të cilat i thonin se e gjithë gjëja është çështje politike, ndaj nuk mundi që të klasifikohej dot më lart në renditje.

POSTIMI:

Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume ! ( Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi.Une e di se kush jam ,me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj Ju falenderoj qe ishit krenare per mua

 

 

A post shared by Music is my religion!♈️ (@anxhelaperisteriofficial_)

Anxhela u rendit e 21-ta në Eurovizion 2021, ndërsa fitues të kompeticionit u shpall Italia.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture anxhela peristeri eurovizion 2021 anxhela peristeri eurovizion 2021

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Maj 2021, 06:54

TIRANË– Shqipëria ishte një nga 26 shtetet finaliste të festivalit europian “Eurovision 2021”, ku ka performuar e dyta në radhë. Ne dolëm në vendin e 21-të...