Art&Argëtim

Eurovision 2021: Italia rrëmben fitoren, Shqipëria renditet në vendin e 21, zhgënjen Mbretëria e Bashkuar, Zvicra e përfaq

22 Maj 2021, 11:48 Nga DOSJA

HOLANDË–Edicioni i 66-të i Eurovision do të mbahet në Itali. Kjo pasi mbrëmjen e sotme, Italia e përfaqësuar nga grupi i rrokut Maneskin, ka rrëmbyer vendin e parë të Eurosong me hitin “Zitti e Buoni”.

Që nga viti 1997, Italia ka konkuruar në mënyrë të vazhdueshme në këtë kompeticion dhe kjo është hera e tretë që vendi ynë fqinj kryeson në Eurovision. Me 529 pikë Italia la pas të gjitha vendet që e konkuruan. E dyta në listë u rendit Franca me 499 pikë, ndërsa e treta, Zvicra e përfaqësuar nga shqiptari Gjon Muharremaj me 432 pikë.

Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Anxhela Peristeri u rendit e 21-ta duke grumbulluar 57 pikë. Vetëm Malta e vlerësoi maksimalisht duke i dhënë 12 pikë, ndërsa Danimarka e San Marino dhanë përkatësisht 7 dhe 2 pikë. Nga publiku Peristeri mori 35 pikë.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Eurovizion 2021’, Anxhela Peristeri ka performuar e dyta në natën finale. Me këngën “Karma”, Peristeri ka ndezur skenën ndërkombëtare, performancë që u prit me duatrokitje e ovacione të shumta nga publiku, por rezultatet përfundimtare ishin zhgënjyese.

Të gjithë shqiptarët që jetonin në një prej vendeve që morën pjesë në Eurovision, mund të votonin për Shqipërinë këtë mbrëmje të natës finale, por nuk e shfrytëzuan siç duhet këtë mundësi.

Pak para momenteve finale,  mediat e huaja kanë bërë edhe sondazhe. Një producent i njohur amerikan, Brian Malouf, i cili ka punuar me  Madonna, Michael Jackson, Selena Gomez, Miley Cyrus etj, bëri një parashikim mbi renditjen e 10 këngëve finalist të festivalit europian ku dukej se vlerësimin më të lartë e kishte kënga përfaqësuese e Shqipërisë ‘Karma’. Por vendi që mori zero pikë ishte Mbretëria e Bashkuar.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture anxhela peristeri eurovizion 2021 italia fiton eurovision anxhela peristeri eurovizion 2021 italia fiton eurovision

Sondazh

Poll