Art&Argëtim

Ndezi skenën e Eurovision! Anxhela Peristeri flet pas performancës së zjarrtë: Ndihem e mërzitur që nesër nuk…

22 Maj 2021, 20:36 Nga DOSJA
Ndezi skenën e Eurovision! Anxhela Peristeri flet pas performancës

HOLANDË– Këngëtarja Anxhela Peristeri e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision ka folur e emocionuar pasi ndezi skenën. Sapo bëri performancën e zjarrtë me këngën “Karma’, Peristeri ka thënë se është shumë e lumtur e do ta mbante mend gjithë jetën e saj.

Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time,”- tha Anxhela pasi doli nga skena.

Këngëtarja performoi e dyta në radhë pas Qipros. Ajo u prit shumë mirë nga publiku, ndërkohë që mbështetjen e shqiptarëve do ta shohë përmes votave pasi të mbyllen të gjitha performancat. Votoni kodin 02 në momentin që fillon televotimi, në numrin përkatës në çdo shtet.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture anxhela peristeri eurovision 2021 anxhela peristeri eurovision 2021

Sondazh

Poll