Art&Argëtim

“Ej pjeshk, ti shumë e bukur!”/ I dashuri futbollist surprizon Adriana Matoshin, tregojnë detajet mbi takimin e parë, par

23 Maj 2021, 05:32 Nga DOSJA
“Ej pjeshk, ti shumë e bukur!”/ I dashuri futbollist surprizon

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme, futbollisti 21-vjeçar, Keith Groeneveld i bëri një surprizë partneres së tij, aktores së njohur shqiptare Adriana Matoshit.

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” Keith vendosi që ta surprizonte Adrianën në një mënyrë tepër të veçantë. Keith në studio rrëfeu momentin kur ishte njohur për herë të parë me Adrianën duke thënë: E kam njohur tek lokali i saj dhe nga dikush aty mësova se si flirtonin çunat shqiptarë. I’u afrova aty afër dhe i thashë: “Ej pjeshk, ti shumë e bukur! Marshallah!”.

Gjithashtu Keith tregoi se për Adrianën ka qenë tepër e vështirë që të përballet me sulmet e vazhdueshme që i bëjnë asaj në rrjetet sociale për lidhjen që ka. Prandaj për këtë arsye ai kishte zgjedhur që t’i bënte një surprizë që të mos e harronte kurrë. “Më ke munguar tepër dhe të dua shumë. Ti e meriton që të jesh e lumtur, sepse ti je një femër tepër e veçantë dhe dëshiroja që të të surprizoja në këtë mënyrë tepër të veçantë!”,- ishte mesazhi i Keith për Adrianën.

Nga ana tjetër e studios, Adriana u surprizua tepër kur zbuloi që ftesën ia kishte bërë Keith. Ajo u shpreh se mendonte që Keith ishte akoma në Belgjikë dhe se nuk e kishte menduar kurrë që kjo surprizë kaq e veçantë do të ishte nga ai. “Për mua Keith është një bekim nga Zoti. Ai ka ardhur në jetën time pa planifikim dhe më ka bërë tepër të lumtur, jo se nuk isha e lumtur!”, u shpreh Adriana.

Gjatë bisedës në studio, Keith dhe Adriana rrëfyen momentin e parë kur ai ishte njohur me prindërit dhe fëmijët e Adrianës duke thënë: Fëmijët e mi kanë qenë tepër mbështetje e madhe për lidhjen që kam me Keith. Është njohur me prindërit e mi të cilët e pëlqyen tepër e më pas më fëmijët me të cilët shkon shumë mirë.

Gjithashtu Adriana rrëfeu vështirësitë me të cilat është përballur kur prezantoi lidhjen e saj të re. “Nuk e kam pritur kurrë që njerëzit të jenë kaq shumë racist. Në momentin kur u zbulua që kam një lidhje me Keith kam marrë mesazhe ofenduese, vazhdoj akoma të marr komente negative e të tilla mesazhe të them të drejtën. Por në atë kohë, gjithashtu sapo fitova një ndër çmimet më të mëdha në karrierën time dhe komentet herë ishin ofenduese herë ishin komplimentuese”, shtoi Adriana.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz adriana matoshi adriana matoshi

Sondazh

Poll