Art&Argëtim

Anxhela Peristeri në Eurovision! Flet kryetari i Delegacionit: Shqipëria ka pritshmëri të larta, patëm një performacë të

22 Maj 2021, 20:48 Nga DOSJA
Anxhela Peristeri në Eurovision! Flet kryetari i Delegacionit:

HOLANDË– Kryetari i Delegacionit të Eurosong, Kleart Duraj u shpreh se pavarësisht situatës pandemike që nuk ka kaluar, festivali më i madh i këngës Eurosong arriti të zhvillohet. Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Oranews, Duraj tha se kushtet janë specifike dhe ka pasur kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që mos ketë probleme për pjesëmarrësit.

Përsa i përket perfomacës së Anxhela Peristerit, Duraj shtoi se ajo ka arritur të bëjë për vete fansat, medien si dhe produksionin. Sipas tij, pritshmëritë e Shqipërisë në këtë festival janë të larta, pasi Peristeri arriti të realizonte një performancë të arrirë.

“Kjo ngjarje ka të veçantë faktin që po zhvillohet pavarësisht se pandemia është ende prezente. Organizatorët dhe media holandeze, së bashku me gjithë mediet publike bënë përpjekjet maksimale që të zhvillohet eventi më i madh muzikor i vitit. Jo vetëm kaq, por bënë të mundur që të ketë prezencë të 3500 fansave në sallë. Pandemia ka ndikuar edhe në këtë evend. Kushtet janë shumë specifike dhe ka kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që mos ketë probleme për pjesëmarrësit. Ky proces ka qenë shumë i ngarkuar dhe kështu është çdo vit.

Është një proces shumë i gjatë i cili fillon që pas përfundimit të Festivalit të Këngës në Shqipëri. Është një proces shumë kompleks. Shqipëria këtë radhë ka kaluar në finale dhe kjo është një arritje e madhe. Anxhela Peristeri me performanëcn e saj ka arritur të bëjë për vete fansat, media, produksionin të cilët kanë reaguar pozitivisht. Pritshmëritë janë shumë të larta për faktin që Peristeri ka bërë një performancë shumë të arrirë. Kjo është një garë e hapur dhe Anxhela konkurron për të arritur një vend sa më të denjë për Shqipërinë,”- tha Duraj.

Këngëtarja shqiptare performoi e dyta në radhë pas Qipros. Ajo u prit shumë mirë nga publiku, ndërkohë që mbështetjen e shqiptarëve do ta shohë përmes votave pasi të mbyllen të gjitha performancat. Votoni kodin 02 në momentin që fillon televotimi, në numrin përkatës në çdo shtet.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture anxhela peristeri eurovision 2021 anxhela peristeri eurovision 2021

Sondazh

Poll