Art&Argëtim

Italia fiton edicionin e 65 të ‘Eurovision’, ndiqet nga Franca dhe Gjon Muharremaj, Shqipëria renditet në vendin e 21

22 Maj 2021, 22:48 Nga DOSJA

HOLANDË– Italia fiton edicionin e 65-të të Eurovision. E përfaqësuar nga Maneskin, Italia ka rrëmbyer vendin e parë të Eurosong me këngën “Zitti e Buoni”.

Që nga viti 1997, Italia ka konkuruar në mënyrë të vazhdueshme në këtë kompeticion dhe kjo është hera e tretë që vendi ynë fqinj kryeson në Eurovision.

Me 529 pikë Italia la pas të gjitha vendet që e konkuruan. E dyta në listë u rendit Franca me 499 pikë, ndërsa e treta, Zvicra e përfaqësuar nga shqiptari Gjon Muharremaj me 432 pikë.

Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Anxhela Peristeri u rendit e 21-ta duke grumbulluar 57 pikë. Vetëm Malta e vlerësoi maksimalisht duke i dhënë 12 pikë, ndërsa Danimarka e San Marino dhanë përkatësisht 7 dhe 2 pikë. Nga publiku Peristeri mori 35 pikë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture eurovision 2021 italia fiton eurovision eurovision 2021 italia fiton eurovision

Sondazh

Poll