Aktualitet

Përdhunimi në grup! Zbardhet dëshmia rrëqethëse e 15-vjeçares: Frika e publikimit të videove më ka çuar në ato takime,

22 Maj 2021, 13:46 Nga DOSJA
Përdhunimi në grup! Zbardhet dëshmia rrëqethëse e

TIRANË– 15-vjeçarja e cila është përdhunuar në grup pas shantazhimit me video intime ka rrëfyer me detaje se si ka nisur historia me Artan Kaccorin, një prej të arrestuarve për ngjarjen e rëndë që u raportua pak ditë më parë.

OraNews shkruan se e mitura ka rrëfyer me detaje se si një prej të arrestuarve që ishte dhe i dashuri i saj e merrte me makinë nga shkolla dhe e çonte në vendte të fshehta për të kryer marrëdhënie dhe për të bërë video.

Të njëjtën gjë mësohet të ketë bërë dhe i arrestuari tjetër me të, Ermal Trazhi. E vogla është shprehur se vetëm frika e publikimit të videove të saj intime e ka ccuar në ato takime. 

“…Në daljen e parë, Artani më mori nga shkolla në makinën e tij…ishte një makinë e bardhë…Unë nuk e dija për çfarë video bëhej fjalë, por kam dyshuar dhe kisha frikë se Artani më ka bërë ndonjë video. E kam takuar Nikën, gjatë pushimit të madh në shkollë. Ai kishte ardhur jashtë shkollës me makinë dhe më ka marrë…..Vetëm frika e publikimit të ndonjë video intime, më ka çuar në këto takime. Gjatë kohës që më ngacmonte Nika, Artani më pyeste vazhdimisht se si po ecin punët më Nikën….Ermali, më ka marrë jashtë shkollës me makinë dhe kemi shkuar në fshatin…… Aty më ka shantazhuar me videon intime dhe pa dëshirën time dhe nga frika jam detyruar të kryer marrëdhënie seksuale,”- ka thwnw ajo.

15-vjeçarja u përdhunua me muaj me radhë nga 5 persona në Rrëshen. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari Adrian Gjikola janë autorët e lënë në masën e sigurisë arrest me burg. Në emër të vajzës, është zhvilluar dhe një protestë në Rrëshen kundër këtij akti. ‘Përdhunimi është krim’ ishte motoja e gjithë marshimit i cili u iniciua pas skandalit të përdhunimit të 15-vjeçares e cila u abuzua për muaj me radhë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adrian gjikola albert molla artan kacorri ermal tarazhi nike lleshi perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe adrian gjikola albert molla artan kacorri ermal tarazhi nike lleshi perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe

Sondazh

Poll