Aktualitet

Tentoi të kalojë kufirin me dokumenta false dhe aksident me makinë, arrestohen 2 persona në Durrës

22 Maj 2021, 13:05 Nga DOSJA
Tentoi të kalojë kufirin me dokumenta false dhe aksident me

DURRËS- 2 persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës. Një person nga Kosova me iniciale B.A 49 vjeç, është arrestuar për shkak se ka tentuar të kalojë portin e Durrësit me vizë të falsifikuar hollandeze, ndërsa një person tjetër me iniciale Sh.S 34 vjeç është arrestuar për shkak se ka aksidentuar me automjet të moshuarën me iniciale E,M 68 vjeçe. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e  Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 49 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K.Port – Durrës u kap duke kaluar kufirin me vizë hollandeze e dyshuar e falsifikuar.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh.S., 34 vjeç,  banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.14, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore E.M., 68 vjeçe,  banuese në Arapaj, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona në durrës arrestohen 2 persona në durrës

Sondazh

Poll