Një ditë pas atentatit mafioz, Yuri Kim shkon në Vlorë, shfaqet e buzëqeshur dhe shijon diellin pranë bregdetit
22 Maj 2021, 13:11Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka shkuar sot në qytetin bregdetar të Vlorës, një ditë pasi ky vend u trondti nga një atentat mafioz, si pasojë e të cili mbeti i vrarë Eldon Troqe.
Në disa postime në Instagram, Kim shihet mjaft e qeshur krah grave e burrave të Vlorës. “Mirëdita nga Vlora,”- shkruan Kim krah fotos, pa dhënë asnjë shpjegim më tej për arsyen e kësaj vizite.
Ditët e fundit, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është e angazhuar për stërvitjen e “Defender Europe 21”, që po zhvillohet në Shqipëri. Ndërsa Vlora u trondit një natë më parë nga një krim i rëndë. Eldon Troqe, 38 vjeç u vra me breshëri kallashnikovi në lagjen “Pavarësia”.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS- 2 persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës. Një person nga Kosova me iniciale B.A 49 vjeç, është arrestuar për shkak ...
ANGLI-Ish-aktori shqiptar Sokol Ajazi 36 vjeç banues në Southgate, në veri të Londrës është arrestuar pasi ai kishte instaluar një kamerë në makinë për t...
BURREL– Një aksident ka ndodhur në Burrel mesditën e sotme ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qend...
GREQI-Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë në zonën e Kilkisës në veri të Selanikut në Greqi ditën e djeshme, duke sekuestruar edhe një sasi të madhe rrënjës...
TIRANE- I dëmtuar dhe i prangosur, kjo është gjendja e këngëtarit të njohur, Aleksandër Gjoka. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur mbrëmje...
TIRANË– Një person i shpallur kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë. Policia njofton se bëhet fjalë për 37-vje...
VLORË– Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg për 36-vjeçarin Skerdian Gabrani, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor për vrasjen e Taula...
TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë ka prezantuar dy pilote shqiptare të helikopterëve, që po marrin pjesë në stërvitjen e madhe të NATO-s.“Foto e Ditës” e k...