MISTERI/ Një makinë “Hyundai” gjendet mes shkurreve pranë Liqenit në Shkopet, mjeti u vodh në Krujë në 2020-ën, u br
22 Maj 2021, 07:18Nga DOSJA
MAT– Një automjet tip “Hyundai” është gjetur sot pranë liqenit në Shkopet të Dibrës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dyshimet e para të policisë janë se automjeti u tentua të hidhej në liqen, por për shkak të bimësisë së dendur në zonë me shkurre dhe bimë, ka ngecur atje.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se automjeti është hedhur mes shkurreve para rreth 20 ditëve, ndërsa pas verifikimeve rezulton se është vjedhur në Krujë në vitin 2020.
Policia e Shtetit ka marrë të dhënat që ndodhen brenda lejes së qarkullimit të automjetit e cila gjendej në makinën dhe pritet të bëjë verifikimin për të parë se kush është pronari.
Dyshimi kryesor është se automjeti është përdorur për ngjarje kriminale të mëparshme. Policia ka verifikuar edhe të dhënat e spitalit në Burrel dhe Dibër ku rezulton se nuk ka shkuar askush për të marrë ndihmë mjekësore pas një plagosje apo dëmtim të mundshëm. Në Shqipëri metoda më e përdorur e grupeve është grabitja e makinave të zakonshme të qytetarëve dhe vënia në funksion e tyre për vjedhjeme dhunë apo atentate. Disa janë “vatrat” ku gjenden pas çdo atentati makina të djegura apo të shkatërruara. Livadhet në Shkodër, Sheshishta në Vlorë, Golemi dhe Shkozeti në Durrës, janë disa nga zonat e preferuara të krimit shqiptar për të fshehur gjurmët.
(F.G./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANE– Këngëtari Aleksandër Gjoka ka patur si shok tavoline ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako përpara arrestimit. Në një postim në rrjetet sociale, ...
TIRANË– Një sherr mes të rinjvë për motive pronësie ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Yrshekut në Tiranë.Policia bën me dije se gjatë konfliktit...
TIRANË- Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar sërish nga Policia. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gjoka është përfshirë mbrëmjen e djesh...
DURRËS–Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë për 20 vjeçarin Olsi Sefolli, shoferin e furgonit që vinte nga Anglia, të ndaluar...
VLORE- Tri nga vrasjet e fundit që kanë ndodhur në dy qytetet kryesore në vend, Vlorë dhe Elbasan, kanë një tjetër të përbashkët që na dërgon pak më larg.Spanja...
VLORË– Sot i jepet lamtumira e fundit Delon Troqes, 38-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me kallashnikov në lagjen “Pavarësia”, pranë palla...
KAPSHTICË– Duke nisur nga dita e sotme, deri në datën 31 të këtij muaj, Greqia do të lejojë hyrjen e shtetasve shqiptarë në drejtim, të cilët mbajnë ...