Aktualitet

SHÇBA nis hetimin për policinë pas vrasjes së Everest Çakës, zbulohet SKANDALI, Patrulla nuk shkoi në vendngjarje, pikat

22 Maj 2021, 08:30 Nga DOSJA
SHÇBA nis hetimin për policinë pas vrasjes së Everest

ELBASAN- Policia e Shtetit është përfshirë në një skandal të brendshëm pas vrasjes së Everest Çakës. Burime për Dosja.al sqaruan se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim të thelluar për policinë e Elbasanit.

Konkretisht dyshohet se natën që ndodhi ngjarja, patrulla e policisë vonoi me qëllim shkuarjen në vendngjarje, dhe i njëjti hezitim është verifikuar se ka ndodhur edhe me ngritjen e pikave të kontrollit pas vrasjes, për tu bërë e mundur kapja e autorëve.

Më 11 maj 2021, në Lagjen Skënderbej në Elbasan, disa persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me armë zjarri për vdekje Everest Çakën. Ai ndodhej me bashkëshorten brenda mjetit tip “Opel”. Ai u qëllua me 15 plumba dhe gjeti vdekjen. 41-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë, pasi edhe i vëllai i është vrarë vite më parë. Vrasja e tij dyshohet se është urdhëruar nga një grup kriminal shqiptar që operon nga Dubai.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet everest caka vritet everest caka everest caka vritet everest caka

Sondazh

Poll