Bota

Vuçiç shpreh frikë nga presionet për çështjen e Kosovës: kam frikë se këto ditë do të fillojnë me çudira të ndrysh

21 Maj 2021, 19:42 Nga DOSJA
Vuçiç shpreh frikë nga presionet për

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur frikën se në periudhën e ardhshme do të ketë presione të ndryshme politike për çështjen e Kosovës pasi ai ka marrë paralajmërime në formë presionesh.

“Gjithçka rreth Kosovës po ecën, por kam frikë se këto ditë do të fillojnë me çudira të ndryshme… Bëhet fjalë për ngjarje politike. Lloje të ndryshme të presionit rreth Kosovës… Por ne do të luftojmë deri në fund, dorëzimi nuk është një opsion”, tha Vuçiç.

Sipas mediave, më tej presidenti serb tha se “nëse nuk do ta kishim problemin rreth Kosovës, i cili pritet të na përplaset në kokë, do të mund të flisja sa ka përparuar Serbia dhe sa do të përparojë”.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi idialogut.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur dhjetë vjet më parë. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic dialogu kosove-serbi aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2021, 19:11

Ambasadorja palestineze në vendin tonë, Ana Shawa, ka dhënë një intervistë për gazetaren e Fax News, Mirilda Tili, ku ka folur për konfliktin e armatosur Izrael...