Bota

Pazaret për toka/ Deputetit i dalin mesazhet në Kuvend: Kam parë plane shtepish, tju’a tregoj edhe juve

21 Maj 2021, 18:15 Nga DOSJA
Pazaret për toka/ Deputetit i dalin mesazhet në Kuvend: Kam parë

KOSOVË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar nga Insajder teksa shkëmbente mesazhe për pazar të tokave.

Në bisedën që deputeti shkran me personin tjetër ka msazhe ku Haliti shkruan nëse një person i tretë ka paguar lekët për tokën.

“Pyete sa lekë i ka dhënë nga xhepi i tij. Dane për mu ka të doni. Edhe për vneshta merruni vesh”, i thotë Haliti personit tjetër nëpërmjet mesazheve.

Sipas mediave kosovare, Haliti është kapur në Kuvend edhe duke parë plane shtëpish dhe është pyetur se për çfarë saktësisht ka komunikuar në telefon me përsonin që mban mbiemrin e tij, por ai ka refuzuar të tregojë. Ndërsa për media tani ka thënë vetëm që ka parë planë shtëpish nga ‘Facebook’-u.

 “Plane shtëpish kam pa, të dërguara në fb tim. Tani po ua dërgoj edhe juve që t’i shihni”, ka thënë Haliti

Deputeti nuk ka dhënë asnjë shpjegim se për çfarë pazari kanë diskutuar në WhatsApp, por sipas fotove, deputeti shihet se planet e shtëpive i ka përcjellë tek personi me të cilin ka komunikuar vazhdimisht. “Ndërsa për kontrollin e telefonit tim ju s’keni të drejt ta bëni. Është shkelje e privatësisë. Telefoni im është privat”, ka thënë Haliti.

Në deklarimin e pasurisë të vitit 2019, të bërë në Agjencionin Kundër Korrupsionit, ai shihet se ai ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme.Në një bankë, zyrtari i PDK-së ka deklaruar se ka 146 mijë e 362 euro të gatshme, ndërsa nuk ka asnjë borxh, derisa deklarimi i pasurisë për këtë vit ende nuk është publikuar nga AKK, ndonëse shumica e zyrtarëve të lartë shtetërorë, i kanë dorëzuar formularët e pasurisë, ashtu siç e parasheh Ligji.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora xhavit haliti xhavit haliti

Sondazh

Poll