Bota

Lufta për të shpëtuar “midhjen mafioze” në Itali, shitet në mënyrë të paligjshme si përzierje bimore stimulante e s

21 Maj 2021, 19:06 Nga DOSJA
Lufta për të shpëtuar “midhjen mafioze” në

ITALI- Ndërsa gjuetia e midhjeve shkatërron shkëmbinjtë nënujorë të Napolit, policia u bashkua me biologët për të gjetur bandat pas saj. The guardian raporton se policia në rajonin e Campania të Italisë pas 3-vitesh hetim ka filluar arrestimet për korrje të paligjshme të një molusku të vogël.

Të njohur si midhje hurme, Lithophaga janë butakë në formë puro që i bëjnë shtëpitë e tyre brenda gurit gëlqeror. Ata duhen dekada për tu rritur diku nga 18 deri në 36 vjet për të arritur vetëm 5 cm në gjatësi dhe mund të jetojnë për më shumë se 50 vjet.

Peshkimi ose shitja e midhjeve të hurmës është e paligjshme në BE. Por midhjet e hurmës në Itali janë konsideruar nga disa njerëz si përzierje bimore nxitëse dhe stimulante e seksit. Në tregun e zi 1 kg mund të arrijë deri në 200 €.

Kjo ka çuar në shkatërrimin e shumë shkëmbinjve nënujorë përgjatë bregdetit të njohur Amalfi dhe pirgjeve detare të Capri, ku deri më tani gati gjysma e mureve nënujorë të detit janë sulmuar nga çekiç dhe eksplozivë.

“Ajo që ka mbetur pas një korrje midhjeje është një peizazh i ngjashëm me hënën: shkëmbinj të bardhë pa lënë asnjë formë jete mbi to,”-thotë Giovanni Fulvio Russo, president i Shoqatës Italiane të Biologjisë Detare.

Megjithëse policia italiane ka kapur midhjet dhe ka gjobitur gjuetarët pa leje për 30 vjet, mbledhja e tyre konsiderohej prej kohësh thjesht një kundërvajtje, pa asnjë kërcënim për dënime me burg.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta kunder 'midhjes mafioze' ne itali midhjet lithophaga lufta kunder 'midhjes mafioze' ne itali midhjet lithophaga

Sondazh

Poll