Bota

Haxhiu: Ministria e Drejtësisë formalizoi grupin për themelimin e Institutit mbi krimet e kryera në Kosovë

21 Maj 2021, 17:41 Nga DOSJA
Haxhiu: Ministria e Drejtësisë formalizoi grupin për themelimin e

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sapo kanë formalizuar grupin e punës për hartimin e dokumentit për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Në një postim në Facebook, Haxhiu shkruan se pjesë e grupit të punës përveç politikanëve do të jenë pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspert vendor. Ajo gjithashtu ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët disponojnë dokumente dhe dëshmi të krimeve që t’ua dërgojnë.    

Postimi i plotë:

Sapo formalizuam grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës në Kosovë. Pjesë e grupit punues përveç zyrtarëve përkatës të politikave dhe përfaqësuesve politik, do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë vendor, konsulentë e qytetarë të cilët vullnetarisht kanë dokumentuar krimet e luftës gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë ata të cilët mund dhe duan të kontribuojnë në këtë proces.

Ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, organizatat dhe të tjerët të cilët posedojnë dokumente, dëshmi të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, hulumtime të cilat i kanë kryer dhe i konsiderojnë relevante të na i dërgojnë ato në këtë email adresë [email protected]

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albulena haxhiu krimet e luftes ne kosove albulena haxhiu krimet e luftes ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2021, 16:03

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim. Në një letër dërguar Kurtit, Hoxh...