Bota

Bashkëshorti i Besa Shahinit hap peticion për faljen e gjobave: Kemi marrë mbi 1 mijë nënshkrime ditën e parë

21 Maj 2021, 17:56 Nga DOSJA
Bashkëshorti i Besa Shahinit hap peticion për faljen e gjobave: Kemi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj njëkohësisht edhe bashkëshorti i ish-Ministres së Arsimit në Shqipëri, ka ndërmarrë një hap për të kërkuar faljen e gjobave të qytetarëve të Kosovës gjatë pandemisë. Në një shkrim në Facebook, ai shkruan se vetëm ditën e parë të peticionit ata kanë marrë mbi 1000 nënshkrime. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkangjiten nismës.

“Mbi 1000 nënshkrime në ditën e parë të peticionit! Qytetarët me vullnet dhe dëshirë po i bashkangjiten nismës tonë ligjore për të falur gjobat e pandemisë COVID-19. Ditëve në vijim do të jemi sërish në Prishtinë, e së shpejti në çdo Komunë të Kosovës. Eja dhe nënshkruaje!”, ka shkruar ai.

Nisma e Molliqajt është ndërmarrë për të falur nga qeveria e Kosovës, të gjitha gjobat që u janë vendosur qytetarëve nga Kosova për shkeljet që kanë bërë gjatë pandemisë së Covid-19.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dardan molliqaj gjobat e vendosura ne kosove gjate pandemise dardan molliqaj gjobat e vendosura ne kosove gjate pandemise

Sondazh

Poll