Bota

“Do të kemi bazë në Hënë dhe qytet në Mars”/ Elon Musk nuk ndalet: Tesla do të krijojë fabrikë në Rusi dhe në ven

21 Maj 2021, 18:45 Nga DOSJA
“Do të kemi bazë në Hënë dhe qytet në

SHBA- Elon Musk është gati krijimit të fabrikës së tij të Tesla në Rusi dhe në vendet fqinje të saj. CNN shkruan se gjatë një samiti online me student rus, Musk bëri me dije se përveç fabrikave të Tesla që ka hapur në Kaliforni, Nevada dhe Shangai si dhe në impiantet në ndërtim e sipër në Gjermani dhe Teksas, pritet që të hapen fabrika në pjesë të tjera të botës. 

“Unë mendoj se jemi afër krijimit të pranisë së Tesla-s në Rusi dhe kjo do të ishte shumë mirë. Dhe më gjerë, gjithashtu në Kazakistan dhe rajone fqinje. Është e rëndësishme për ne, që të mbështesim mbështetësit e Tesla-s si ju. Me kalimin e kohës do të shikojmë të kemi fabrika në pjesë të tjera të botës,” tha Musk.

Kur një student e pyeti se si i parashikon 50 vitet e ardhshme, Musk u përgjigj se do të ketë shumë ndryshime thelbësore në teknologji. 

“50 vjet është e vështirë të parashikohet. E sigurt të themi që 50 vjet nga tani nuk do të jetë ajo që ne mendojmë se do të jetë. Ka ndryshime thelbësore në teknologji, inteligjencë artificiale, udhëtime në hapësirë, ndërfaqe neurokompjuterike, ARN sintetike dhe ADN. Këto janë ato më të mëdhatë.“, tha ai.

Musk mori pjesë në forumin “Njohuri të Reja” me ftesë të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai iu përgjigj pyetjeve të studentëve rusë për rreth 40 minuta. Ndër tema të tjera, ai foli për mënyrën se si e sheh të ardhmen, për të cilën propozoi të ndërtojë një bazë në Hënë dhe një qytet në Mars.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota elon musk tesla elon musk tesla

Sondazh

Poll