Bota

Eurodeputeti gjerman dhe Borrell në një mendje: Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani

21 Maj 2021, 18:14 Nga DOSJA
Eurodeputeti gjerman dhe Borrell në një mendje: Liberalizimi i vizave

KOSOVË- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josef Borrell dhe eurodeputeti gjerman Peter Beyer janë shprehur se Kosovës duhet që t’i liberalizohen vizat me BE-në. Mediat e Kosovës shkruajnë se sipas Borrell, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kriteret për të ecur drejt këtij hapi.  

“Liberalizimi i vizave për Kosovën ka marrë shumë kohë: vendi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë. Unë gjithashtu do të lehtësoj një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut në Beograd në Prishtinë në qershor”, tha Borrell

Ndërkohë që eurodeputeti Beyer është shprehur se e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.  

“Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodh tani! Unë e mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, misioni i KFOR-it është një pjesë e rëndësishme e saj, sepse sjell stabilitet dhe siguri në vend”, tha ai.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave për të lëvizur në zonën Schengen.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota josef borrell liberalizimi i vizave me kosovën peter beyer josef borrell liberalizimi i vizave me kosovën peter beyer

Sondazh

Poll