Bota

Do mbrojë Hashim Thaçin në Hagë, kush është avokati Gregory Kehoe, gjyqet e ‘bujshme’ ku trimfoi, përfaqësoi gjenera

21 Maj 2021, 17:15 Nga DOSJA
Do mbrojë Hashim Thaçin në Hagë, kush është

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ditën e sotme ka kërkuar zëvendësimin e avokatit të tij mbrojtës David Hooper me avokatin amerikan, Gregory Kehoe.

Gregory Kehoe është avokat me mbi 30 vjet përvojë dhe ka mbrojtur individë, korporata dhe institucione financiare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.Kjo përfshin përfaqësimin para gjykatave federale dhe shtetërore, si dhe gjykatave ndërkombëtare.

Cilat janë çështjet që ka pasur avokati?

Ai ka qenë edhe avokat i gjeneralit kroat Ante Gotovina në vitin 2007 në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë ku u shpall i pafajshëm. Kehoe gjithashtu përfaqësoi gjeneralin Mohammed Hussein Ali përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, gjë që çoi gjithashtu në një shkarkim të plotë për të gjitha akuzat. Avokati Kehoe ka punuar për Departamentin e Drejtësisë të SHBA si prokuror për mbi 20 vjet me pozita në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut.

Ndërsa shërbente si Prokuror Federal në SHBA, ai ishte përgjegjës për ndjekjen penale të një numri çështjesh të profilit të lartë që përfshinin institucionet financiare dhe akuzat e mashtrimit të korporatave, si dhe akuzat për raketim. Kehoe gjithashtu ka drejtuar ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë ad hoc e formuar për të ndjekur penalisht Saddam Hussein dhe anëtarët e ish-regjimit të tij.

Avokati ka fituar gjithashtu edhe shumë çmime dhe falenderime përgjatë eksperiencës së tij 30-vjeçare në punë si: Një ndër avokatët më të mirë në Amerikë, Shërbimi i Klientit All Star, Çmimi i Performancës Superiore të Departamentit të Drejtësisë të SHBA,  Avokat i Ri Federal i Shoqatës së Avokatëve Federal.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora david hooper gregory kehoe hashim thaci david hooper gregory kehoe hashim thaci

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2021, 16:03

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim. Në një letër dërguar Kurtit, Hoxh...