Politike

Përdhunimi i 15-vjeçares nga 5 persona, Braçe: Krim i përbindshëm, i quajnë ku**a se i shohin të bukura, të hapura e të

21 Maj 2021, 16:35 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares nga 5 persona, Braçe: Krim i

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Mirditë, ku një 15-vjeçare u përdhunua nga 5 persona. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se ky është një krim i përbindshëm dhe pesë abuzuesit do të hetohen deri në fund dhe do të gjykohen kyçur në burg.

Braçe thekson edhe ndarjen që shoqëria shqiptare sipas tij bën lidhur me gjininë e fëmijës, ku vajzat janë më pak të preferuara sesa djemtë. Ai shprehet se ky normalitet dyhet të ndryshojë dhe se ligjet të cilat janë në fuqi duhet të zbatohen. 

Reagimi i plotë i Erion Braçes:

KETA “BURRA” JANE NE BURG! DO HETOHEN DERI NE FUND! E GJYKOHEN TE KYCUR NE BURG! Jane nen akuze per nje krim te rende: PERDHUNIMIN E NJE VAJZE TE MITUR,VETEM 15 VJEC! Nuk di sot se si do vendosin gjykatesit, POR KRIMI ESHTE I PERBIDSHEM! Shoqeria prej ditesh po i DENON, jo vetem pjesa femerore e saj,por shoqeria si e tere. Deri ketu e gjithe ngjarja duket e jetuar,e perseritur deri ne NORMALITET!Mjafton? JO!

DUHET “VRARE” KY NORMALITET:  PERDHUNIM, ARRESTIM, DENIM SHOQEROR, DENIM GJYQESOR, PERSERITJE!  Duhet te ndryshojme me ne fund, fort madje; si burra se pari, si familje, si shoqeri, si qeveri, si gjyqesor; NE QENDRIMIN NDAJ VAJZES, GRUAS, NENES!

E keni vene re se sa hidherohen burrat-gati gjysma e tyre, kur mesojne se do linde vajze, se si shtyjne drejt abordit kur mesojne se po vjen nje vajze, se si i pengojne te shkojne ne shkolla e arsimohen, se si i quajne kurva sa i shohin qe jane te bukura, te ditura, te pavarura, te hapura e bashkepunuese, konkuruese e te paarritshme, se si i duan ne pune vec ne zyre e prane si joshje, se si i perdorin thjesht si shoqeruese luksi ne rastin me te mire apo si i trafikojne, shfrytezojne per prostitucion, se si shajne gjithe mllef nga motra e nena, madje se si mesojne dhe “cunat e babes” te shajne mu ashtu, por kurre nuk shahen nga ata qe jane?!Ky eshte problemi qe kemi; E kemi me 50% te shoqerise qe e pranon vajzen, gruan per pune shtepie e sherbime seksuale, e kemi dhe me gjysmen e gjysmes qe vijon ende ta edukoje vajzen, gruan me kulturen e nenshtrimit, pabarazise e shfrytezimit! Duhet te ndryshojme tani; LIGJET jane, duhen zbatuar nje per nje dhe pike!Por duhet me shume e duhet te ndryshojme mendjen e gjithkujt, aty ne familje si djem e si burra, por edhe si nena, gra e vajza; aty ne shkolla qysh ne uljen e pare ne banga si liri, barazi e si beteje per ti ngulitur ne mendje cdo djali e vajze se jane njesoj e quhen me te mire vec prej merites e jo prej gjinise e muskulit; KUDO ME PAS, CDO DITE, VECANERISHT ATY KU PUSHTETI GJITHFARESH E MBI LIGJIN, SHPIF, SHANTAZHON, BULLIZON, PERDOR, SHFRYTEZON, PERDHUNON NJE VAJZE, NJE GRUA! ARSIM, PUNESIM, LIRI, BARAZI, PAVARESI, MBROJTJE PER CDO VAJZE!


15-vjeçarja u përdhunua me muaj me radhë nga 5 persona në Rrëshen. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari Adrian Gjikola janë autorët të cilët u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg. Në emër të vajzës, sot në orën 14:00 në Rrëshen nisi një protestë kundër këtij akti. ‘Përdhunimi është krim’ ishte motoja e gjithë marshimit i cili u iniciua pas skandalit të përdhunimit të 15-vjeçares e cila u abuzua për muaj me radhë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe erion brace perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe

Sondazh

Poll