Politike

“Kur do flasim”, Rama: Në korrik hapet Akademia e Re e Lidershipit, vendet janë të pakta

21 Maj 2021, 13:20 Nga DOSJA
“Kur do flasim”, Rama: Në korrik hapet Akademia e Re e

TIRANË– Në korrik do të hapen regjistrimet për Akademinë e Re të Lidershipit. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku shkruan se kjo akademi është për të gjitha vajzat dhe djemtë ambiciozë, sfidues, kokëfortë që duan të lexojnë, dinë të flasin dhe të dëgjojnë.

Rama thekson se në këtë akademi mund të marrë pjesë çdo person jo më pak se 16 vjeç por jo më shumë se 26, teksa ka vendosur edhe linkun ku mund të aplikojnë.

Postimi i plotë i Ramës:

KUR DO FLASIM; Në korrik do të hapim regjistrimet e Akademisë së Re të Lidershipit për vajza e djem ambiciozë, sfidues, kokëfortë. Të rinj që duan të lexojnë e që dinë të flasin, po dhe të dëgjojnë. Të pakënaqur me si shkojnë gjërat përreth, po edhe me veten e tyre. Individë që dëshirojnë të stërviten në grup, për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes.

Për këdo që e gjen veten në këta rreshta, që nuk është më pak se 16 vjeç e më shumë se 26 vjeç, e që dëshiron ta provojë mundësinë e vet për një vend në Akademinë e Re të Lidershipit, kjo është adresa:

https://liderakademi.al/

Kërkesa mund të ketë shumë, po vende janë pak. Prandaj kush aplikon duhet ta mbajë parasysh se ka më shumë gjasë të humbasë, se sa të fitojë! Por kush dëshiron dhe njëherësh ngurron, le të lexojë këto fjalë të Michael Jordan:

“Kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje dhe thuajse 300 ndeshje. E kam humbur gjuajtjen e fitores 26 nga herët që ma besuan. Në jetën time kam dështuar herë pas here dhe përsëri. Dhe prandaj i’a kam dalë të kem sukses”.

(f.m;kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike akademia e lidershipit edi rama akademia e lidershipit edi rama

Sondazh

Poll