Politike

“Do të ta pres gjuhën”, Logu: Joana Melëngu duhet të ishte në burg, kërcënoi vëzhguesin e PD-së, ai më kërkoi mos

21 Maj 2021, 14:01 Nga DOSJA
“Do të ta pres gjuhën”, Logu: Joana Melëngu duhet

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Marash Logu ka ripërsëritur akuzat e tij të rënda për vëzhguesen e Partisë Socialiste, Joana Melëngu, për të cilën tha gjatë seancës së KAS se kishte kërcënuar një nga vëzhguesit e PD-së.

Në një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të KQZ-së, Logu tha se nuk do të tolerojë aspak kërcënimet e vazhdueshme nga Melëngu dhe se do t’i shkojë deri në fund kësaj ccështjeje. 


Sipas Logut, Melëngu sot do të duhet të ishte në burg, por ishte në mbledhjen e KAS, dukë numëruar vota. 

“Noteret e masakrës zgjedhore kanë refuzuar kërkesën tonë për informacion. Ajo që ka ndodhur dje dhe sot është patolerushem, sakndaloze. Joana Melëngu ka thënë kur të dalim jashtë do flasim ndryshe, kur të dalim jashtë do të ta pres gjuhën. Ka kërcënuar jetën e një vëzhguesi të Partisë Demokretike. Është po e njëjta që në Berat u kap me furgonin që shpërndante ndihmat ushqimore në këmbim të votave. Është kryetare e njësisë nr.2 në Berat. Ajo duhet të ishte në burg por sot ishte në këtë sallë duke numëruar vota. Situatë alarmante. Ne u vumë në dijeni nga vetë vëzhguesi dhe e bëmëpublike këtë gjë. Më kërkoi mos ta bëja publike sepse kishte frikë për jetën e tij. Kjo gjë ka ndodhur sot para syve të të gjithë shqiptarëve,”- tha Logu.

Sot, Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimimeve dhe të Sanksioneve ka denoncuar vëzhguesen e Partisë Socialiste Joana Melëngu,e cila sipas tij ka kërcënuar vëzhguesin e Partisë Demokratike, pa thënë emrin e këtij të fundit. Menjëherë sapo u mbyll përfundimi i numërimit të 114 kutive për qarkun e Beratit, Logu shpërtheu në seancë teksa denoncoi me emër Melëngun. Ai tha se ajo ka kërcënuar me jetë një nga vëzhguesit e PD-së në sy të të gjithëve, duke krijuar një skenë krimi.

LAJM KRYESOR: Përfundon me debate të forta rinumërimi 114 kutive në Berat, LSI rikuperon 15 vota, por nuk merr dot mandatin, PS dhe PD dalin me minus! Logu denoncon vëzhguesen e PS-së: Duhet të ishte në burg, kërcënoi me jetë një nga tanët (Pritet shqyrtimi i pamjeve)

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike joana melengu kas 21 maj 2021 logu denoncon melengun marash logu joana melengu kas 21 maj 2021 logu denoncon melengun marash logu

Sondazh

Poll