Politike

LSI nuk mori mandatin për 58 vota, Braimllari: Është vërtetuar që ka më shumë fletë votimi në kuti sesa votues, do vazh

21 Maj 2021, 15:07 Nga DOSJA
LSI nuk mori mandatin për 58 vota, Braimllari: Është

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, tha në një deklaratë për media se i gjithë procesi i trajtimit të ankesave të LSI nga ana e KAS vërtetoi se mandati i LSI është grabitur në tavolinë.

Pas rinumërimit të kutive në Berat, LSI nuk arriti ta merrte mandatin për 58 vota, ndërsa sipas Braimllarit, në 24 qendra votimi në qarkun e Beratit janë vërtetuar 115 shkelje të rënda, të cilat vërtetojnë qartazi ndërhyrjen në proces dhe brenda në kuti.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari

I gjithë procesi i trajtimit të ankesave të LSI nga ana e KAS vërtetoi se mandati i LSI është grabitur në tavolinë.
Vendimmarrja e KAS, për të quajtur të vlefshme 24 qendra votimi të mbushura nga Rilindja të faktuara dhe të vërtetuara nga procesverbalet dhe nga informacioni zyrtar, i firmosur nga numëruesit dhe komisionerët e PS vërtetoi të gjitha pretendimet tona.
Në 24 qendra votimi në qarkun e Beratit të vertetuara ka 115 shkelje të rënda të cilat vërtetojnë qartazi ndërhyrjen në proces dhe brenda në kuti.
Është i vërtetuar, fakti kriminal që 19 shtetas votojnë 54 herë ndërkohë që ka me qindra informacione të tjera për votime të së njëjtës natyrë në të gjitha qendrat e votimit në qarkun e Beratit.
Është vërtetuar që ka më shumë fletë votimi në kuti sesa votues, në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë.
Është vërtetuar që janë dorëzuar kuti me fletë votimi më shumë sesa janë marrë në dorëzim. Pra, edhe një herë kutitë janë mbushur nga Rilindja duke na kthyer pas në kohët më të errëta të zgjedhjeve në Shqipëri.
Këto fakte tronditëse, nuk janë marrë parasysh nga KAS, i cili heshti duke zbatuar një urdhër politik dhe u bërë pjesë e shkatërrimit të procesit zgjedhor dhe grabitjes së mandatit të LSI.

Ne nuk do të ndalemi, do ta vazhdojmë betejën tonë në Kolegjin Zgjedhor ku do të paraqesim fakte konkrete për pavlefshmëri të procesit. LSI është e vendosur për t’i shkuar deri në fund zbardhjes të së vërtetës dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.

Lajmi Kryesor: Mbyllet me debate të forta rinumërimi 114 kutive në Berat, LSI rikuperon 15 vota, nuk merr dot mandatin, PS dhe PD dalin me minus! Logu: Vëzhuesja e PS-së duhet të ishte në burg, kërcënoi me jetë një nga tanët (Pritet shqyrtimi i pamjeve)

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike endrit brahimllari kas 21 maj 2021 endrit brahimllari kas 21 maj 2021

Sondazh

Poll