Politike

Grupi ‘Për PD’ dorëzon zyrtarisht emrat e 2 kandidatëve për kryetarin e ri/ Harxhi: Ofroj reformim të thellë të parti

21 Maj 2021, 12:07 Nga DOSJA
Grupi ‘Për PD’ dorëzon zyrtarisht emrat e 2

TIRANË– Grupi ‘Për PD’ dorëzoi ditën e sotme zyrtarisht emrat e 2 kandidatëve për kryetarin e partisë së PD. Pas daljes nga selia e PD-së, ishte Edith Harxhi ajo e cila tha se ky veprim vjen pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, e se ofron reformim të thellë mbi idealet.


Harxhi:Uroj shumë që gjithçka të shkojë siç duhet, pavarësisht se jo gjithçka është bërë sipas rregullave të lojës. Së shpejti do të dalim me një deklaratë tjetër ku të themi rregullat që duhet të zbatohen në garë. Ajo që ofroj unë është një reformim i thellë i PD-së mbi idealet e vitit 1990.

Kulluri: Ne kemi dorëzuar sot një kopje të një liste kërkesash. Është në interesin e Bashës dhe PD që përvec datës së caktuar të parakohshme, në këtë kuadër i kemi kërkuar shtyrjen e ditës së zgjedhjeve, një axhendë të përbashkët të kandiatëve rivalë, të vejë në dispozion listta e plota të anëtarësisë së partisë. Kam thirrje për anëtarësin e PD që të marrin pjesë në zgjedhje.

LISTA E KERKESAVE E DOREZUAR:

Të nderuar zonja dhe zotërinj, bazuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për shpalljen e garës për Kryetar të PDSH që do të mbahen në datë 13 qershor 2021, po ju bëjmë me dije se nga Grupi për PD do paraqiten dy kandidatura, zonja Edit Harxhi dhe zoti Ibsen Elezi.

Për këtë po ju parashtrojmë disa kërkesa të domosdoshme për garantimin e një gare të ndershme dhe të lirë, pavaresisht nga koha tejet e shkurtër e vendosur në mënyrë të njëanshme nga kryesia e PDSH.

1) Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.

2) Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.

3) Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.

4) Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkta të sipërcituara.

Mbetemi në pritje të plotësimit të këtyre kerkesave te domosdoshme për një gare të hapur, të barabarta dhe të mbështeur në vlerat më të mira perëndimore të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Partia Demokratike vendosi zyrtarisht të votojë për kryetar më 13 qershor, pas një mbledhjeje të mbajtur me të gjithë anëtarët më 16 maj. Lulzim Basha ka konfirmuar se do të rikandidojë për postin, ndërsa përballë deri më tani ka zyrtarisht vetëm Fatbardh Kadillin. Procesi i zgjedhjes brenda partisë do të qëndrojë i hapur deri më 22 maj, ndërsa më 23 do të duhet që të gjitha kandidaturat të depozitohen zyrtarisht. Pasi të jenë depozituar kandidaturat, fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana, ndërsa antarësia do të përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo. Nërsa ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. 

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet brenda PD/ Kadilli dhe Harxhi zyrtarizojnë kandidaturat: Gara është asimetrike! Duam barazi. Garon edhe Ibsen Elezi, Kryesia mblidhet të dielën

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi edvin kulluri zgjedhjet ne pd edith harxhi edvin kulluri zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll