Politike

Zgjedhjet për kryetarin e ri, grupi ‘Për PD’ dorëzon zyrtarisht dy kandidaturat, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi

21 Maj 2021, 11:58 Nga DOSJA
Zgjedhjet për kryetarin e ri, grupi ‘Për PD’ dorëzon

TIRANË– Grupi ‘Për PD’ ka dorëzuar zyrtarisht dy kandidaturat për postin e kreut të Partisë Demokratike, atë të Edith Harxhit dhe Ibsen Elezit. Edhe pse dje kërkuan shtyrjen e datës së zgjedhjeve, sot të dy kanë pranuar të jenë pjesë e garës, por me disa kushte në mënyrë që sipas tyre procesi të jetë i barabartë. Ata kërkojnë që të rishikohet përbërja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege. Po ashtu që të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, në mënyrë që të shpalosin platformat e tyre.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar zonja dhe zotërinj, bazuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për shpalljen e garës për Kryetar të PDSH që do të mbahen në datë 13 qershor 2021, po ju bëjmë me dije se nga Grupi për PD do paraqiten dy kandidatura, zonja Edit Harxhi dhe zoti Ibsen Elezi. Për këtë po ju parashtrojmë disa kërkesa të domosdoshme për garantimin e një gare të ndershme dhe të lirë, pavaresisht nga koha tejet e shkurtër e vendosur në mënyrë të njëanshme nga kryesia e PDSH. 1) Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së. 2) Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar. 3) Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit. 4) Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkta të sipërcituara. Mbetemi në pritje të plotësimit të këtyre kerkesave te domosdoshme për një gare të hapur, të barabarta dhe të mbështeur në vlerat më të mira perëndimore të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Partia Demokratike vendosi zyrtarisht të votojë për kryetar më 13 qershor, pas një mbledhjeje të mbajtur me të gjithë anëtarët më 16 maj. Lulzim Basha ka konfirmuar se do të rikandidojë për postin. Procesi i zgjedhjes brenda partisë do të qëndrojë i hapur deri më 22 maj, ndërsa më 23 do të duhet që të gjitha kandidaturat të depozitohen zyrtarisht. Pasi të jenë depozituar kandidaturat, fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Më 13 do të jetë dita e zgjedhjeve. 

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet brenda PD/ Kadilli dhe Harxhi zyrtarizojnë kandidaturat: Gara është asimetrike! Duam barazi. Garon edhe Ibsen Elezi, Kryesia mblidhet të dielën

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes partia demokratike zgjedhjet ne pd doreheqja e lulzim bashes partia demokratike zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll