Politike

‘Meqë u ka mbetur goja’/ Edi Rama ironi në Bubq: Rezidencë si e oligarkëve, por për qytetarët e thjeshtë

21 Maj 2021, 11:44 Nga DOSJA
‘Meqë u ka mbetur goja’/ Edi Rama ironi në Bubq:

FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të inspektojë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin e Bubqit për të parë nga afër procesin e rindërtimnit. I shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, Rama nuk e ka kursyer ironinë. 

Teksa shihte nga larg ndërtesat, kreu i qeverisë u shpreh se godinat duhet të ndërtoheshin njëjtë si ato të “oligarkëve”.


Kjo duhet bërë si rezidenca e atyre oligarkëve, por për njerëzit e thjeshtë meqë u ka mbetur goja tek oligarkët. Rezidencë si e të pasurve, por për njerëzit e varfër. Kjo është…”, tha Rama.

Ndërsa në fund, kryeministri sqaroi se në fund të verës, në zonë 120 familje do kenë apartamente të reja dhe 75 banesa individuale.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne bubq edi rama edi rama ne bubq

Sondazh

Poll