Politike

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Të mos çuditet kur shqiptarët t’i tregojnë Kanunin

21 Maj 2019, 18:22 Nga DOSJA
Kryemadhi paralajmëron Ramën: Të mos çuditet kur

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me gratë dhe vajzat e angazhuara në strukturat e partisë ka bërë një lajmërim të rëndësishëm sa i përket zgjedhjeve lokale të qershorit.

Në fjalën e saj para grave, Kryemadhi tha se në qendrat e votimit shumica e Komisionereve do të jetën gra dhe vajza pasi sipas saj ato janë të pakorruptueshme.

Më tej, Kryemadhi tha se gratë dhe vajzat e LSI-së, kryeministrit Edi Rama nuk mund t’i prekë as me ligj dhe as me Kanun.

“Në të gjithë qëndrat e votimit, shumica e Komisionereve të LSI-së do të jenë gra. Pse gra dhe vajza? Sepse ato as nuk shiten dhe as nuk blihen. Gratë e LSI-së janë elementi më luftarak që kemi. Pse themi gra? Sepse janë luftëtare dhe askush nuk guxon që t’i prekë edhe me ligj edhe me Kanun. Aty ku Rama nuk e pranon ligjin. Mos të çuditet kur shqiptarët t’i tregojnë Kanunin. Sa më shumë zgjat agoninë, aq më i dhimbshëm do të jetë fundi i tij. Çdo ditë që ikën është dhimbje për të,”-tha Kryemadhi. 

Zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 30 qeshor. Ndërkohë që PS ka prezantuar 61 emrat e saj për bashkitë e vendit, opozita e bashkuar ka vendosur për bojkotin e zgjedhjeve, PD dhe LSI sërish kanë vendosur që të dërgojnë komisionerë në KZAZ.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet lokale monika kryemadhi zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll