Politike

“30 qershori tentativë për grusht shteti”, Basha paralajmëron Ramën: Zgjedhjet do të ndalen me çdo çmim

21 Maj 2019, 18:06 Nga DOSJA
“30 qershori tentativë për grusht shteti”, Basha

BERAT- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me demokratë nga qyteti i Beratit.

Në fjalën e tij, ai ka paralajmëruar se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa tha se zgjedhjet pa opozitën janë grusht shteti, që do të ndalet me çdo kusht.

“Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Grushti i shtetit do të ndalet me çdo kusht, me çdo çimim. Do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë”, – tha Basha.

Basha u shpreh se ajo që po bën Partia Demokratike nuk është fushatë elektorale, por një betejë e të gjithë shqiptarëve kundër pushtetit të krimit.

Ai tha se pas vizitës në preëndim, bashkë me aleatët do ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Më lejoni ta them këtu nga Berati, pas vizitës time në perëndim, se bashkë me aleatët tanë strategjikë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas drejt diktaturës së krimit, drejt despotizmit me frymëzim lindor. Ne ekemi bërë zgjedhjen tonë. Ne e kemi nisur këtë betejë madhështore, jo për pushtet, por për një ideal që frymon që prej ditës tonë të parë si demokratë: ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, – tha Basha.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne berat grusht shteti lulzim basha zgjedhjet e 30 qershorit basha ne berat grusht shteti lulzim basha zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll